2 Qershor 2025, 21:13
Nga E. D
Bill Gate
SHBA- Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20 viteve të ardhshme për përmirësimin e shëndetit dhe arsimit në Afrikë. Themeluesi 69-vjeçar i Microsoft tha se duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit.
Duke folur nga kryeqyteti etiopian, Addis Ababa, ai u bëri thirrje inovatorëve të rinj afrikanë të mendojnë se si mund ta shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent. Në fillim të majit, Gates njoftoi se do të dhuronte 99 përqind të pasurisë së tij të madhe deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij do të ndërpresë veprimtarinë.
“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i bindur që ‘vdiq i pasur’ nuk do të jetë një prej tyre. Afrika është lënë kryesisht prapa në sistemin tradicional bankar dhe tani keni një mundësi, ndërsa ndërtoni gjeneratën e ardhshme të sistemeve të kujdesit shëndetësor, të mendoni se si inteligjenca artificiale integrohet në to”, shkroi ai në blogun e tij.
Por edhe nëse dhuron 99 përqind të pasurisë së tij, ai do të jetë ende miliarder. Gates përmendi Ruandën si shembull, duke thënë se ajo tashmë po përmirëson shërbimet e saj.
Fondacioni Gates, siç vëren BBC, tha se ka tre përparësi, t’i japë fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, të sigurojë që brezi i ardhshëm të rritet i lirë nga sëmundjet infektive vdekjeprurëse dhe të nxjerrë miliona njerëz nga varfëria.
bill gete afrike
Bota
2 Qershor 2025, 21:01
E. D
Annalena Baerbock
NEW YORK- Ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zgjedhur presidente e Asamblesë së...
Bota
2 Qershor 2025, 20:23
E. D
Donald Trump
SHBA- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolyn Leavitt, ka deklaruar se Presidenti amerikan Donald Tr...
Bota
2 Qershor 2025, 20:04
E. D
foto ilustruese
GAZA- Financial Times zbulon se Izraeli po i ngushton vazhdimisht kufijtë gjeografikë të Gazës, qoftë në...
Bota
2 Qershor 2025, 19:51
M.B
Stefano Addeo dhe Meloni
ITALIA- Profesori italian, Stefano Andeo, i cili ka shkaktuar reagime pas publikimit të një mesazhi në interne...
Bota
2 Qershor 2025, 19:45
E. D
pamje nga takimi
STAMBOLL- Një raund i dytë bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës ka përf...
Bota
2 Qershor 2025, 19:32
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Për më shumë se tre vjet, shumica e qytetarëve në Rusi e kanë parë luftën - e nisur nga push...
Bota
2 Qershor 2025, 19:14
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve të reja ...
Bota
2 Qershor 2025, 17:47
E. D
Grindjet presidenciale
FRANCË- Një fotografi, një mijë fjalë. Një video disa sekondash ka ngritur skenarë mbi skenar&eum...
Bota
2 Qershor 2025, 17:36
E. D
Rexhep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar qëllimin e tij për të organizuar një samit me pje...
Bota
2 Qershor 2025, 17:23
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ndodhet aktualisht në Vilnius, Lituani, ku merr pjesë në...