Aktualitet

Të pakënaqura me vendimin, të afërmet e një të miture kërcënojnë prokuroren brenda zyrës në Sarandë

Dy të afërmet, të pakënaqura me vendimin, janë paraqitur në ambientet e institucionit dhe kanë kërkuar takim me prokuroren teksa kanë përdorur gjuhë fyese dhe e kanë kanosur atë brenda në zyrë.

2 Qershor 2025, 19:40 Nga M.B
Të pakënaqura me vendimin, të afërmet e një të
Foto ilustruese

SARANDA- Një prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë është kanosur brenda zyrës së saj nga dy persona. Bëhet me dije se 2 gratë janë të afërme të një të miture, viktimë e një vepre penale të ndodhur pak ditë më parë në qytet.

Dy të afërmet, të pakënaqura me vendimin, janë paraqitur në ambientet e institucionit dhe kanë kërkuar takim me prokuroren teksa kanë përdorur gjuhë fyese dhe e kanë kanosur atë brenda në zyrë. Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilat kanë shoqëruar dy të dyshuarat.

Ndërkohë bëhet me dije se për shkak të konfliktit të interesit, çështja i është kaluar për hetim Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila do të vijojë procedurat për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”.

saranda

Sondazh

Poll