Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga flakët një pallat në Astir, shkak një bombol gazi

Siç shihet edhe në pamje zjarri ka përfshirë një hyrje në një pallat.

2 Qershor 2025, 20:11 Nga E. D
FOTO/ Përfshihet nga flakët një pallat në Astir, shkak
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një pallat është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, pranë zyrës postare. Siç shihet edhe në pamje zjarri ka përfshirë një hyrje në një pallat. Gjithashtu mësohet se shkaku i shpërthimit të zjarrit ka qenë një bombol gazi.

Ngjarja ka shkaktuar edhe panik tek banorët, pasi ekzistonte frika e asfiksimit dhe përhapjes së vatrës në hyrjet e tjera. Por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe evakuimit, u bë shuarja e flakëve brenda pak minutash. fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve të shumta materiale.

zjarr ne astir

Sondazh

Poll