Aktualitet

I dënuar për trafik droge në Greqi/ Arrestohet shqiptari në pikën kufitare të Kakavijës

Shqiptari i cili është dënuar për trafik droge, u ndalua nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit.

2 Qershor 2025, 16:36 Nga E. D
I dënuar për trafik droge në Greqi/ Arrestohet shqiptari në
foto ilustruese

KAKVIJË- Një shqiptar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë greke në pikën kufitare të Kakavijës. Shqiptari i cili është dënuar për trafik droge, u ndalua nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit.

Gjithashtu ndaj shqiptarit, pritej një vendim nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Volosit për shkelje të legjislacionit për drogën, me anë të të cilit ai u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg, për posedim, blerje dhe trafikim të drogës.

kakavije

Sondazh

Poll