Aktualitet

Kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë pas një gjobe për parkim/ Në pranga 39-vjeçari në Vlorë

Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ku 39-vjeçari me iniciale N.A kishte ndaluar dhe parkuar automjetin e tij në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe kalimtarëve.

2 Qershor 2025, 15:24 Nga E. D
Kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë pas një gjobe
foto ilustruese

VLORË- Një 39-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ku 39-vjeçari me iniciale N.A kishte ndaluar dhe parkuar automjetin e tij në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe kalimtarëve.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas komunikimit të masës administrative për shkeljen, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlore policia

Sondazh

Poll