2 Qershor 2025, 16:20
Nga M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë përfshirë “të gjitha institucionet shtetërore”.
“Nisur nga shkollat fillore e të mesme, te universitetet dhe tentimet në sistemin shëndetësor, e deri te termocentralet nga të cilat varet jeta në Serbi. Mos të përmendim policinë. Kur të dalin këto të dhëna të tmerrshme do të shihni se kush po ‘pomponte’ dhe kush po bënte marrëveshje me kë”, ka thënë Vuçiç më 2 qershor, sipas agjencisë së lajmeve BETA.
Ai ka thënë se për organizim të këtyre aktiviteteve “janë dashur fonde nga jashtë, këshilla politike dhe mësime për t’u mësuar”. Megjithatë, ai nuk ka treguar se prej ku kanë ardhur ato që ai i ka përshkruar si “fonde prej jashtë”.
Vuçiç i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me përfaqësues të studentëve që kundërshtojnë bllokadat nëpër fakultete, të mbajtur në ndërtesën e Presidencës në Beograd. Duke i komentuar aktivitetet e studentëve gjatë bllokadës, ai ka thënë se ata kanë bërë “gabime çuditërisht të mëdha” dhe që kanë mësuar që “të mos i japin kundërshtarit politik më shumë kohë, sidomos kur është më i shkathët”.
Studentët janë duke bllokuar punën e fakulteteve publike për më shumë se gjashtë muaj, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit. Ata kanë organizuar protesta për muaj të tërë dhe janë mbështetur nga qindra mijëra protestues, përfshirë punëtorë të organizuar nëpër sindikata, sikurse bujqit, avokatët, aktorët. Vuçiç ka thënë se shteti do të mundësojë mbajtjen e provimeve për të gjithë nxënësit që duan të regjistrohen nëpër universitete.
“Do të pranoheni nëpër universitete. Fatkeqësisht ne tashmë kemi lejuar shumë gjëra. Njerëzit janë duke na kritikuar me të drejtë, por ne do të tregojmë njëherë e përgjithmonë se shteti është shtet”.
Sipas presidentit serb, shteti ndan 54.8 miliardë dinarë (rreth 500 milionë euro) në vit për edukim të lartë, “dhe atë vetëm që dikush t’i bllokojë fakultetet”. Ai ka thënë se për këtë arsye, do të ofrohet “mbështetje më e madhe për fakultetet private". Millosh Pavlloviç, përfaqësues i studentëve që kundërshtojnë bllokadat, ka thënë se ata janë duke kërkuar vetëm që shteti t’ua mundësojë qasjen në mësime.
Në fillim të majit, studentët që organizojnë bllokadën, kanë shtuar në listën e kërkesave edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse konsiderojnë që për shkak të “korrupsionit të rrënjosur”, institucionet nuk po arrijnë të punojnë siç duhet. Megjithatë, përfaqësuesit qeveritarë e kanë refuzuar këtë kërkesë. Ata kanë përsëritur disa herë që të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar, derisa akademikët vlerësojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe vazhdojnë me bllokada./ REL
serbia
Bota
2 Qershor 2025, 16:10
E. D
pamje nga vendngjarja
GAZA- Një video e publikuar nga CNN, tregon një nënë në Khan Younis, Gaza, duke u përpjekur ...
Bota
2 Qershor 2025, 15:30
E. D
foto ilustruese
IRAN- Një diplomat iranian ka delaruar se Irani do të refuzojë një propozim të SHBA-së pë...
Bota
2 Qershor 2025, 15:14
E. D
pamje nga takimi
STAMBOLL- Pas rret 1.5 orësh, ka përfunduar raundi i dytë i negociatave midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në...
Bota
2 Qershor 2025, 14:55
N.F
Pamje nga vendngjarja
SPANJË- Dy skocezë, anëtarë të një bandë kriminale me bazë në Glasgoë janë q&e...
Bota
2 Qershor 2025, 13:35
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SIÇILI- Një alarm është dhënë në Siçili, pas shpërthimit të ...
Bota
2 Qershor 2025, 12:51
N.F
Starmer
ANGLI- Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur së fundmi se Britania e Madhe nuk mun dtë injorojë kërc...
Bota
2 Qershor 2025, 12:37
N.F
Marcel Bauer
GJERMANI- Deputeti i Partisë së Majtë (Die Linke), Marcel Bauer u përjashtua dy herë nga Seanca Plenare e B...
Bota
2 Qershor 2025, 11:52
r.ll
foto ilustruese
BULLGARI- Autoritetet bullgare presin të marrin dritën jeshile këtë javë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore...
Bota
2 Qershor 2025, 11:34
N.F
Von der Leyen
POLONI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar sot Karol Nawrotskin për fitoren e tij në ...
Bota
2 Qershor 2025, 10:13
N.F
Stefano Addeo dhe Meloni
ITALI- Stefano Addeo, mësuesi që i uroi vdekjen vajzës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka dhën...