Bota

Starmer: Nuk mund ta injorojmë kërcënimin që paraqet Rusia, e kemi parë çfarë ndodhi në Ukrainë!

Britania pritet të zgjerojë flotën e saj të nëndetëseve sulmuese me energji bërthamore dhe do të përgatitet të ketë aftësinë për të luftuar një luftë moderne dhe për të sprapsur kërcënimin që vjen nga Rusia.

2 Qershor 2025, 12:51 Nga N.F
Starmer: Nuk mund ta injorojmë kërcënimin që paraqet Rusia,
Starmer

ANGLI- Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur së fundmi se Britania e Madhe nuk mun dtë injorojë kërcënimet që paraqet Rusia. Starmer këtë deklaratë e ka bërë përpara publikimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar që synon përmirësimin e aftësisë për të zhvilluar një luftë moderne.

"Nuk mund ta injorojmë kërcënimin që paraqet Rusia. E kemi parë çfarë ndodhi në Ukrainë vetëm tre vjet më parë", tha Starmer kur u pyet nëse Britania do të ishte e detyruar të dërgonte trupa për të luftuar në ndonjë luftë evropiane në të ardhmen.

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson dhe ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Rusinë, Fiona Hill drejtuan rishikimin, i cili synon të përmbysë rënien e aftësisë ushtarake britanike që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Si pjesë e planit të ri, do të bëhen 62 propozime, të cilat pritet të pranohen të gjitha nga qeveria britanike. Britania pritet të zgjerojë flotën e saj të nëndetëseve sulmuese me energji bërthamore dhe do të përgatitet të ketë aftësinë për të luftuar një luftë moderne dhe për të sprapsur kërcënimin që vjen nga Rusia.

Plani i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes do të kërkojë që forcat e armatosura të Britanisë të kalojnë në një gjendje gatishmërie luftarake dhe do të detajojë kërcënimet me të cilat përballet vendi, përfshirë sulmin rus.

Rishikimi i mbrojtjes përfshin plane për të ndërtuar të paktën gjashtë fabrika të reja municionesh, për të prodhuar më shumë se 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Britani, si dhe teknologji e sisteme kibernetike të reja për të koordinuar dhe përmirësuar më mirë aftësitë mbrojtëse të forcave të armatosura në fushën e betejës.

Ndryshime të mëtejshme përfshijnë ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve sulmuese të gjeneratës së ardhshme - të cilat janë me energji bërthamore, por mbajnë armë konvencionale - për të zëvendësuar flotën aktuale nga mesi i viteve 2030.

Mbretëria e Bashkuar ka një flotë të veçantë nëndetësesh të armatosura me armë bërthamore. Qeveria, për herë të parë, njoftoi se ekziston një program në vend për të zhvilluar një kokë të re bërthamore që do të zëvendësojë ato ekzistuese. Kostoja arrin në 15 miliardë paund.

keir starmer importe nga rusia

Sondazh

Poll