Bota

Dalin pamjet/ Vrasja e dy skocezëve në Spanjë, momenti kur autori ndjek brenda lokalit njërin nga viktimat

Të dy vdiqën kur një person i maskuar hapi zjarr në Monaghans Bar në Fuengirola në Andaluzi të shtunën në mbrëmje.

2 Qershor 2025, 14:55 Nga N.F
Dalin pamjet/ Vrasja e dy skocezëve në Spanjë, momenti kur autori
Pamje nga vendngjarja

SPANJË- Dy skocezë, anëtarë të një bandë kriminale me bazë në Glasgoë janë qëlluar për vdekje në një bar në Spanjë. Viktimat janë janë Eddie Lyons Jnr dhe Ross Monaghan. Të dy vdiqën kur një person i maskuar hapi zjarr në Monaghans Bar në Fuengirola në Andaluzi të shtunën në mbrëmje.

Sulmi ndodhi menjëherë pas orës 23:00 kur një makinë u ndal jashtë barit të mbushur me njerëz. Personi i armatosur më pas iku me të njëjtin automjet. Policia e Skocisë tha se nuk ishte në gjendje të komentonte mbi një lidhje të mundshme me një konflikt të kohëve të fundit midis bandave në Skoci dhe i ka drejtuar hetimet autoriteteve spanjolle.

Bari kishte qenë duke transmetuar finalen e Ligës së Kampionëve UEFA në mbrëmjen e sulmit. Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur vrasësi i Ross Monaghan e ndjek atë nëpër një lokal e qëllon për vdekje disa sekonda pasi ka vrarë shokun e tij, Eddie Lyons Jr.

vrasja e dy skocezëve në spanjë

Sondazh

Poll