Aktualitet

Përfshihet nga flakët një ullishte në Fier, era favorizoi përhapjen e zjarrit, terreni i thyer vështirëson punën e zjarrfikësve

Raportohet se zjarri është përhapur me shpejtësi. Edhe era e forte e ka favorizuar zjarrin për tu përhapur.

2 Qershor 2025, 13:43 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një ullishte në Fier, era favorizoi
Zjarri

FIER- Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur” Takodrom”. Raportohet se zjarri është përhapur me shpejtësi. Edhe era e forte e ka favorizuar zjarrin për tu përhapur.

Dy zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg. Vatra të reja zjarri janë aktivizuar edhe në Darëzezë. Situata paraqitet e njëjtë me ditën e djeshme.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll