2 Qershor 2025, 11:59
Nga r.ll
pjeter kazaj
LEZHË- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit, Pjetër Kazaj në Lezhë. Në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale G.A.
Sipas informacioneve policore, ai ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të 57-vjeçarit, në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën dhe për të hyrë në banesë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e autorësisë së vrasjes së 57-vjecarit, në fshatin Tale.
Si rezultat i hetimeve intensive, provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas të dyshuar si autor të vrasjes së 57-vjeçarit.
Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit P. K., në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë. Si pasojë e dëmtimeve, 57-vjeçari P. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, shërbimet policore vijojnë kontrollet në terren, për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim për këtë rast.
Si pistë hetimi lidhur me krimin qëndron edhe hakmarrja nisur nga një sagë e përgjakshme e cila zë fill që në vitet '90 mes dy fisesh, Kaza dhe Gjini. Më datë 7 janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.
Në vitin 1997, Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza ishte dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri. Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza i cili ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.
pjeter kazaj vrasjhe ne lezhe
Aktualitet
2 Qershor 2025, 11:38
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një turist që po lundronte me Jet Ski ka humbur jetën ditën e djeshme pranë Shkëmbit të Kav...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 11:22
N.F
Foto
MAT- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me djegien e një makinë një ditë m&eum...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 10:40
N.F
Foto
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit ditën e djeshme në ambientet e nj&eum...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 10:27
N.F
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një personi të dënuar për drogë në Angli. Në njoftim ...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:44
N.F
Sendet e sekuestruara
KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Korçë. Të arrestuarit jan...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:41
r.ll
vendngjarja
MALIQ- Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, një prej ...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:28
N.F
Mr. Beast dhe fituesi
KOSOVË- YouTuberi i famshëm, MrBeast ka realizuar së fundmi një giveaway, duke shpërndarë 500,000 euro ...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:11
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Nesër më 3 qershor do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Provimi i parë q&e...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:04
r.ll
foto nga arrestimi
TEPELENË- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tepelenë në kuadër të operacionit "The W...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 08:23
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Prifti Kristaq Viso ka ndërruar jetë në spital, pasi rreth dy javë më parë ra aksidentalis...