2 Qershor 2025, 09:44
Nga N.F
Sendet e sekuestruara
KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Korçë. Të arrestuarit janë burrë dhe grua si dhe bashkëpunëtori i tyre. Ata janë identifikuar si Zini Çiço, Juliana Çiço dhe Olger Shullëri. Policia bën me dije gjatë kontrollit në automjetin me drejtues Shullëri u gjetën sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash.
Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike. Policia thekson se kontrolle janë bërë edhe në parukerinë e 43-vjeçares ku u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcën e Posaçme "Shqiponja", si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, shtetasit: Z. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë; O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
trafikonin drogë në korçë
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:41
r.ll
vendngjarja
MALIQ- Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, një prej ...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:28
N.F
Mr. Beast dhe fituesi
KOSOVË- YouTuberi i famshëm, MrBeast ka realizuar së fundmi një giveaway, duke shpërndarë 500,000 euro ...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:11
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Nesër më 3 qershor do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Provimi i parë q&e...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 09:04
r.ll
foto nga arrestimi
TEPELENË- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tepelenë në kuadër të operacionit "The W...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 08:23
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Prifti Kristaq Viso ka ndërruar jetë në spital, pasi rreth dy javë më parë ra aksidentalis...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 07:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më t&eu...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 07:15
N.F
Foto
TIRANË- Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orësh...
Aktualitet
2 Qershor 2025, 07:16
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëvjeçar të aksesit në TikTok, duke p&e...
Aktualitet
1 Qershor 2025, 21:14
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se makina ...
Aktualitet
1 Qershor 2025, 19:43
I.A
VLORË- Bilanci i aksidentit të rëndë ditën e sotme në Vlorë është përkeqësuar. Kjo pasi nga akside...