Politike

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha tha se "falsifikimi i kontratës së saj të panoterizuar" fshihet nga ministri Manja i cili për këtë sipas tij, ka marrë ryshfet.

2 Qershor 2025, 10:37 Nga r.ll
Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ish-kryetarja e GJKKO-së, Irena Gjoka po mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori i Përgjithshëm Olsi Çela dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prej 15 muajsh. 

Berisha tha se "falsifikimi i kontratës së saj të panoterizuar" fshihet nga ministri Manja i cili për këtë sipas tij, ka marrë ryshfet. Sipas Berishës kjo është mënyra si funksionojnë zyrat e këtij shteti. Ai theksoi se KLGJ duhet të merrte vendim brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë.

"Tani, Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela, edhe ky me ca probleme, dhe Ulsiu, i cili fut dokumentet në çantën Louis Vuitton, aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot që ka kërkuar si ryshfet. Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin.

Të dhënat e fundit janë këto, KLGJ, që duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu. Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra. Pra, kjo është e vërteta e zyrave të narkoshtetit.

Sado që të përpiqet kush të fshehë fytyrën e narkoshtetit, me asgjë nuk mund ta fshehë. Dëgjoni zotërinj, një gjykatës që drejtoi Gjykatën Kushtetuese, nga Altin Dumani u fut një vit në burg, bashkë me këtë Irenën, sepse pagoi për disa vite, ujin dhe dritat e apartamentit të vëllait të vet që e ka në emigracion. Dhe pagesat që ka bërë Bashkim Dedja, janë konsideruar si dëshmi se apartamenti është i tij. Pra, kjo është e vërteta. Ky është karakteri amoral i kësaj bande, që meriton dhe do përballet një ditë me ligjin në mënyrë të pashmangshme.", tha Berisha. 

sali berisha ulsi manja

Sondazh

Poll