Politike

"Mbajti 22 ditë në zyrë vendimin për kartelin e drogës", Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha e akuzoi Dumanin se mbajti 22 ditë në zyrë urdhërarrestet e gjykatës për kartelin e drogës të goditur nga operacioni ndërkombëtar "Ura". 

2 Qershor 2025, 10:11 Nga r.ll
"Mbajti 22 ditë në zyrë vendimin për kartelin e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". 

Ashtu si herët e tjera, Berisha pas daljes nga SPAK ka mbajtur fjalën e tij për mediat, ku tregoi dhe shënimin e lënë sot për kryeprokurorin Altin Dumanin. Këtë të fundit, Berisha e akuzoi se mbajti 22 ditë në zyrë urdhërarrestet e gjykatës për kartelin e drogës të goditur nga operacioni ndërkombëtar "Ura". 

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini. Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit.

Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.

Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës. Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini.", u shpreh Berisha.

"Mbajti 22 ditë në zyrë vendimin për kartelin e

sali berisha

Sondazh

Poll