Politike

Dosja "Partizani"/ Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës "detyrim paraqitje"

Berisha pritet të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot rreth orës 09:30.

2 Qershor 2025, 07:58 Nga N.F
Dosja "Partizani"/ Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. 

Berisha pritet të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot rreth orës 09:30. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” 

 

berisha

Sondazh

Poll