Politike

“Nga bohemizmi te përjetësia”/ Rama: Këto vepra më kujtojnë periudhën e rinisë, ishin të ndaluara!

Rama kujtoi dhe kohën e tij si student në Liceun Artistik, ku tha se veprat në ekspozitë i kujtojnë periudhën e rinisë së hershme.

1 Qershor 2025, 22:30 Nga I.A
“Nga bohemizmi te përjetësia”/ Rama: Këto vepra
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për artin, pikturat dhe kohën që studionte në Liceun Artistik. Kjo pasi, Tirana u bë pritësja e një ekspozite me emrat më të mëdhenj të artit modern si Metzinger, Modigliani dhe Van Dongen.

Në një intervistë për Top Channel, Rama kujtoi dhe kohën e tij si student në Liceun Artistik, ku tha se veprat në ekspozitë i kujtojnë periudhën e rinisë së hershme.

Këto janë vepra që mua më kujtojnë shumë dhe më bëjnë të afërt periudhën e rinisë së hershme, periudhën e mësimeve në Liceun Artistik. Ishin të ndaluara dhe kur ne e preknim këtë art përmes librave shumë të rrallë që qarkullonin në disa kanale të ngushta dhe spontane. Në këtë sens është shumë për mua kjo ekspozitë”, u shpreh kryeministri.

Teksa u ndal te roli i artisteve gra, kreu i qeverisë u shpreh se ato vite kanë qenë të jashtëzakonshme në shumë aspekte.

Ato vite janë të jashtëzakonshme në shumë aspekte. Çfarë kjo pikturë pasqyron është shëmbëlltyrë e një tërësie moralesh e jetës së përditshme që u vu në pikëpyetje, një nga këto aspekte është ai i një hapi më tutje të grave të cilat ishin muzat e këtyre gjenive të mëdhenj. Kontekstet e muzave ishin të krijimtarisë, u afroheshin mjeshtërve për të treguar punën e tyre dhe kështu me radhë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll