Bota

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës një "kurth vdekjeprurës"

Duke cituar raportet e mjekëve në terren, Lazzarini foli për "viktima masive" midis civilëve të uritur dhe të mbetur në qiell të hapur.

1 Qershor 2025, 19:20 Nga I.A
OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës një
Ndihmat

GAZA- Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë Philippe Lazzarini tha sot se shpërndarja e ndihmës humanitare në Gaza është shndërruar në një "kurth vdekjeprurës". Duke cituar raportet e mjekëve në terren, Lazzarini foli për "viktima masive" midis civilëve të uritur dhe të mbetur në qiell të hapur.

"Dorëzimi dhe shpërndarja e ndihmës duhet të kryhet në shkallë të gjerë dhe në siguri të plotë. Në Rripin e Gazës, kjo mund të bëhet vetëm përmes Kombeve të Bashkuara, kryesisht përmes UNRWA-s", shkroi kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në platformën X.

philippe lazzarini okb

Sondazh

Poll