Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

Tre viktimat ishin ndërmjet moshës 84 dhe 87 vjeç, ndërkaq autoritetet thanë se tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetë.

1 Qershor 2025, 17:22 Nga I.A
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Zjarri

GJERMANI- Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur të paktën tre persona dhe ka plagosur afër 50 të tjerë, bëri të ditur policia më 1 qershor. Tre viktimat ishin ndërmjet moshës 84 dhe 87 vjeç, ndërkaq autoritetet thanë se tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetë.

Zjarri në spitalin në Marienkrankenhaus nisi rreth mesnatës në katin e parë të ndërtesës.

“Disa të moshuar, me probleme të lëvizjes, u evakuuan përmes korridoreve të ndërtesës”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Lorenz Hartmann.

Zjarrfikësit arritën që ta vinin nën kontroll zjarrin para se të përhapej në ndërtesë dhe të kërcënonte pacientët e tjerë. Policia në Hamburg tha se është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

lorenz hartmann zjarr ne gjermani

Sondazh

Poll