SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, Shtëpia e Bardhë: Është në interesin më të mirë të tyre që ta pranojnë
Shtëpia e Bardhë SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që S...
Polemikat shpërthyen pas pas një postimi të tij në rrjetet sociale ku uronte që vajza e kryeministres Giorgia Meloni të kishte të njëjtin fat si Martina Carbonaro, 14-vjeçarja e vrarë në Afragola nga ish-i dashuri i saj.
ITALIA- Autori i kërcënimit të vajzës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni është një profesor i gjermanishtes ndërkohë, edhe pse ka kërkuar falje, ai thotë se nuk tërhiqet nga idetë e tij politike. Polemikat shpërthyen pas pas një postimi të tij në rrjetet sociale ku uronte që vajza e kryeministres Giorgia Meloni të kishte të njëjtin fat si Martina Carbonaro, 14-vjeçarja e vrarë në Afragola nga ish-i dashuri i saj.
Ai tregoi se pas publikimit të postimit ka marrë kërcënime me vdekje, fyerje dhe hedhje domatesh në dritaret e banesës së tij, duke shtuar se ka kaluar denoncim në Policinë Postare. Ndërsa kundërshtoi idenë se një mësues duhet të jetë në përputhje me bindjet e qeverisë për të merituar rolin e tij, ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional pas lajmeve që Italia po dërgonte armë në Izrael.
“Ishte një gjest idiot, një postim i shkruar në mënyrë impulsive. Kërkoj ndjesë për përmbajtjen: nuk duhet uruar kurrë vdekja, aq më pak për një fëmijë. Por nuk tërhiqem nga idetë e mia politike – nuk ndiej se ky qeveri më përfaqëson. E kuptoj rëndësinë e asaj që kam bërë. Në klasë nuk kam bërë kurrë politikë. Nxënësit më duan, urrej çdo formë dhune, dua kafshët dhe bëj vullnetarizëm. Ishte një gabim. E fshiva postimin, jo nga frika, por sepse e kuptova vetë që ishte i gabuar. U zgjova në mëngjes dhe thashë: ‘Çfarë kam shkruar!’ U pendova menjëherë", ka deklaruar profesori i gjermanishtes, në një intervistë për Roma Online.
Shtëpia e Bardhë SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që S...
Foto nga vendi i ngjarjes FRANCA- Në një kohë kur që PSG-ja është ngjitur në majë të Europës pa...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Të paktën 21 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur më 1 qersh...
Foto ilustruese FRANCA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në qytetin Dax të Francës, ku një 17-...
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka reaguar ndaj akuzave për përdorim droge gjatë fushatës me anë të një postimi në p...
Foto nga vendi i ngjarjes TAJLANDA- Një incident i frikshëm është kapur nga kamerat në Tajlandë teksa raportohet se nj&e...
Foto nga vendi i ngjarjes RUSIA- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë pl...
Foto ilustruese SHBA- Mos qani për brezin “Millennial” ose “Z”. Kursejeni keqardhjen për njerëzit në të 50...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi sot që unioni ndërkombëtar të ndërmerrte veprime t...
foto ilustruese IRAN- Irani ka kryer aktivitete sekrete bërthamore me materiale që nuk janë deklaruar ndaj agjencisë bërthamore t&...