Bota

Ja si kaluan dronët ukrainas në Rusi/ Zelensky mbikëqyri operacionin 18-mujor (VIDEO)

Mediat ruse raportojnë gjithashtu se sulme të tjera u nisën në një mënyrë të ngjashme me dronë të lëshuar nga kamionë.

1 Qershor 2025, 18:51 Nga I.A
Ja si kaluan dronët ukrainas në Rusi/ Zelensky mbikëqyri
Pamjet

UKRAINË- Gjithnjë e më shumë detaje po dalin në pah nga operacioni masiv i bombardimeve ukrainase që goditi bazat ushtarake ruse të dielën. Siç zbulojnë burimet ukrainase, dronët ishin ngarkuar në kontejnerë druri që po transportoheshin me kamionë në territorin rus.

 

Fakti konfirmohet edhe nga guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzev, i cili tha se "kemi disa informacione të tjera, të cilat tregojnë se dronët që sulmuan bazën ushtarake në Sredny të Siberisë, u nisën nga një kamion". Mediat ruse raportojnë gjithashtu se sulme të tjera u nisën në një mënyrë të ngjashme me dronë të lëshuar nga kamionë.

Në të njëjtën kohë, burimet e sigurisë ukrainase zbuluan se operacioni i koduar "Rrjeta e Merimangës" ishte nën mbikëqyrjen e lartë të vetë Volodymyr Zelensky nga fillimi deri në fund.

 

Konkretisht, operacioni me dron i përdorur në sulmin në shkallë të gjerë të Ukrainës ndaj forcës ajrore ruse kishte qenë në përgatitje për një vit e gjysmë të kaluar, tha një burim sigurie për Sky News.

Drone brenda kutive prej druri

Kontejnerët prej druri ishin vendosur në pjesën e pasme të kamionëve dhe, nëpërmjet kamuflazhit, arritën të kalonin pa u vënë re nga kontrollet ruse. Kur operacioni po i afrohej kulmit të tij, çatitë e kamionëve - të cilët ndodheshin në vende të sigurta - u hapën me telekomandë dhe dronët u lëshuan për të filluar fluturimet drejt bazave ushtarake me bombardues rusë.

Mbi 2 miliardë dollarë dëmi në Rusi

Ukraina vlerëson dëmin e shkaktuar nga sulmet në mbi 2 miliardë dollarë (1.5 miliardë paund). Një burim nga shërbimet e inteligjencës së Ukrainës i tha Sky News se dronët shënjestruan avionë që bombardojnë qytetet ukrainase çdo natë, midis të cilëve u goditën TU-95 (bombarduesi i madh strategjik i njohur si "Ariu"), TU-22M3 (një bombardues supersonik me rreze të gjatë veprimi) dhe A-50 (një avion paralajmërimi dhe kontrolli të hershëm).

Dronët luftarakë që goditën objektivat ruse

Një nga bazat më të rëndësishme të goditura ishte baza ajrore "Olenya". Veçanërisht e rëndësishme për ukrainasit, pasi thuhet se është pika nga e cila ngrihen bombarduesit rusë për të nisur sulme me dronë ndaj Ukrainës. Kjo bazë e veçantë ndodhet në rajonin Murmansk të Rusisë, më shumë se 1,700 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll