Bota

Fitorja e PSG-së/ Festa shndërrohet në luftë në Paris, molotov dhe gaz lotsjellës, 2 persona humbin jetën dhe 192 të tjerë plagosen

Sipas mediave vendase në Dax, një djalë 17-vjeçar u godit me thikë për vdekje teksa po festonte. Të paktën dy persona raportohet se humbën jetën ndërsa 192 të tjerë u plagosën mbrëmjen e shkruar në Francë gjatë festimeve për fitoren e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampioneve.

1 Qershor 2025, 11:31 Nga M.B
Fitorja e PSG-së/ Festa shndërrohet në luftë në Paris,
Foto nga vendi i ngjarjes

FRANCA- Në një kohë kur që PSG-ja është ngjitur në majë të Europës pasi mundi Interin 5-0 në Mynih, festimet në rrugët e Parisit u kthyen shpejt në luftë. Të paktën dy persona raportohet se humbën jetën ndërsa 192 të tjerë u plagosën mbrëmjen e shkruar në Francë gjatë festimeve për fitoren e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampioneve.

Sipas mediave vendase në Dax, një djalë 17-vjeçar u godit me thikë për vdekje teksa po festonte. Bëhet me dije se viktima u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Shkaku i sulmit është ende i panjohur.

Ndërkohë një 20-vjeçare raportohet se gjithashtu vdiq pasi skuteri me të cilin po udhëtonte u godit nga një makinë që transportonte tifozë, në bregun jugperëndimor të Senës në Paris. Deri më tani numri i personave të arrestuar për incidentet që ndodhën gjatë festimeve ka shkuar në 559 persona.

france

Sondazh

Poll