Sport

Reali zyrtarizon ardhjen e Alexander Arnold: klauzolë gjigante për transferimin e lirë!...

Njoftimi zyrtar i Real Madridit në lidhje me mbërritjen e Trent Alexander Arnold si lojtar i lirë nga Liverpooli. Të gjitha detajet rreth saj

1 Qershor 2025, 15:39 Nga DOSJA
Reali zyrtarizon ardhjen e Alexander Arnold: klauzolë gjigante për

SPANJE - Real  Madridi ka konfirmuar mbërritjen e Trent Alexander Arnold si lojtar i lirë nga Liverpooli. Një klauzolë përfundimi me vlerë një miliard euro u fut në kontratë .

Njofitim për shtyp: “Real Madrid dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje që do ta lidhë Trent Alexander-Arnold me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2031.”

26-vjeçari ndërkombëtar i Anglisë i bashkohet skuadrës sonë, pasi fitoi nëntë tituj me Liverpoolin: 1 Ligë të Kampionëve, 1 Kupë Bote për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 tituj të Premier Ligës, 1 Kupë FA, 2 Kupa të Ligës dhe 1 Superkupë FA.

Alexander-Arnold, i cili e kaloi të gjithë karrierën e tij futbollistike te Liverpooli, ka qenë lojtar i kombëtares angleze që nga viti 2018 dhe ka luajtur në dy Kupa Bote (2018 dhe 2022) dhe një Kampionat Evropian (2024) me “Tre Luanët”.

Në nivel individual, ai është përfshirë një herë në FIFA FIFPro World 11 (2020), dy herë në Ekipin e Sezonit të UEFA Champions League (2018/19 dhe 2021/22) dhe tre herë në Ekipin All-Star të Premier League (2018/19, 2019/20 dhe 2021/22).

Ai u shpall gjithashtu Lojtari i Ri i Vitit në Premier League në sezonin 2019/20. Alexander-Arnold do të luajë për Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara duke filluar më 14 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll