Sport

E frikshme, momenti i të aksidentit gjatë trazirave në Paris, vajza humbi jetën! - KUJDES PAMJE TE RENDA

Makina të djegura dhe pothuajse 500 arrestime, ky është bilanci I deritanishëm për natën e djeshme dhe përleshjet që vazhduar deri në orët e para të mëngjesit në Paris dhe jo vetëm.

1 Qershor 2025, 11:52 Nga DOSJA
E frikshme, momenti i të aksidentit gjatë trazirave në Paris,

PARIS - Festa e madhe në Paris, pas fitimit të Champions League nga skuadra parisiene Paris SG 5-0 përballë Interit në finalen e zhviluar në Mynih, u shoqërua dhe më tensione të shumta, rreth Parc des Princes, ku tifozët ishin mbledhur masivisht për të parë ndeshjen.

Një luftë e vërtetë midis ultrasve dhe policisë. Zgjati gjithë natën me shpërthime, fishekzjarrë të përdorur si armë kundër policisë që sipas raportimeve në mediat franceze ishin të angazhuar rreth 5.400 oficerë policie.

Makina të djegura dhe pothuajse 500 arrestime, ky është bilanci i deritanishëm për natën e djeshme dhe përleshjet që vazhduar deri në orët e para të mëngjesit në Paris dhe jo vetëm. Gjithashtu është regjistruar një vdekje në qytet sepse një grua në një skuter u godit nga një makinë gjatë festimeve dhe vdiq. Në rrjetet sociale ndërkohë shfaqet dhe momenti i frikshëm i aksidentit.

Dëmet janë të konsiderueshme pothuajse janë kudo. Numri i viktimave në fund të natës ishte i lartë edhe në pjesën tjetër të vendit, ku një tjetër makinë përplasi këmbësorët në Grenoble duke plagosur rëndë disa persona dhe një djalë 17-vjeçar i vrarë me thikë gjatë festimeve në Bordeaux.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll