Sport

Sarri rikthehet tek Lazio, nesër firma, lajm i mirë për Hysajn!

Një lajm i mirë ky për mborjtësin kuqezi të Lazios, Elseid Hysaj që njihet si një i preferuari i trajneri Sarri dhe me të ka zhvilluar aktivitetin më të plotë tek Napoli por edhe tek Lazio.

1 Qershor 2025, 12:04 Nga DOSJA
Sarri rikthehet tek Lazio, nesër firma, lajm i mirë për Hysajn!

ITALI - Maurizio Sarri po i afrohet gjithnjë e më shumë Lazios. Pas kontakteve që filluan ditët e fundit, ish-trajneri i bardhekaltërve është i orientuar të kthehet për të drejtuar klubin.

Sot, më 1 qershor, do të ketë kontakte të tjera midis palëve për të diskutuar projektin teknik që do të ndërtohet. Nesër, për më tepër, mund të jetë dita e duhur për nënshkrimin e kontratës dyvjeçare.

Një lajm i mirë ky për mborjtësin kuqezi të Lazios, Elseid Hysaj që njihet si një i preferuari i trajneri Sarri dhe me të ka zhvilluar aktivitetin më të plotë tek Napoli por edhe tek Lazio, ndërkohë që edicioni i shkuar në kryeqytet për Hysajn ishte me shumë probleme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll