Aktualitet

E rëndë në Durrës/ Gjenden në det nga Policia Kufitare dy turistë, njëri ndërroi jetë, në gjendje të rëndë tjetri

Bëhet me dije se Policia Kufitare ka transportuar dy persona të huaj, nga të cilët një ka humbur jetën dhe personi tjetër u mor nga ambulanca në gjendje shoku.

1 Qershor 2025, 12:51 Nga M.B
E rëndë në Durrës/ Gjenden në det nga Policia Kufitare
Foto ilustruese

DURRËS- Një turist ka humbur jetën dhe një tjetër është gjetur në gjendje të rëndë nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi rastësor në ujërat detare shqiptare ditën e sotme. Bëhet me dije se Policia Kufitare ka transportuar dy persona të huaj, nga të cilët një ka humbur jetën dhe personi tjetër u mor nga ambulanca në gjendje shoku.

Sipas informacioneve paraprake, personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu bëhet me dije se mjetit i tyre i ishte fikur motori dhe besohet se dy personat kanë vuajtur hipoterminë e mundshme në det të hapur (i ftohti dhe uji).

durres

Sondazh

Poll