Sport

“Kampion vëllai im”: Presidenti Macron përdor frazën legjendare të Lucas Mouras për të uruar fitoren e PSG-së të Ligës së Kampionëve...

Pak momente pas fitores 5-0 të PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve këtë të shtunë, presidenti francez Emmanuel Macron postoi një mesazh në X për të uruar klubin, me një dozë humori.

1 Qershor 2025, 07:30 Nga DOSJA
“Kampion vëllai im”: Presidenti Macron përdor frazën

FRANCE - Presidenti francez Emmanuel Macron nxitoi të përgëzonte Paris Saint-Germain pas fitores së tyre të parë në Ligën e Kampionëve këtë të shtunë në finalen kundër Interit (5-0). 

"Kampion vëllai im", e filloi ai mesazhin e tij në X, duke përsëritur frazën emblematike të brazilianit Lucas Moura, ish-lojtarit të PSG-së, i cili i kishte deklaruar fjalët e tij pas titullit të Ligue 1 në vitin 2013.

 “Një ditë e lavdishme për PSG-në! Bravo, të gjithë jemi krenarë. Parisi, kryeqyteti i Evropës sonte”,- përfundoi Macron, një mbështetës i vetëshpallur i Olympique Marseille.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll