Sport

John Heitinga trajneri i ri i Ajax Amsterdamit

Ajax Amsterdam ka zyrtarizuar emërimin e John Heitinga për të zëvendësuar Francesco Farioli deri në vitin 2027.

31 Maj 2025, 14:33 Nga DOSJA
John Heitinga trajneri i ri i Ajax Amsterdamit

HOLANDE - Për të zëvendësuar Francesco Fariolin në stol, i cili dha dorëheqjen pas një fundi katastrofik të sezonit, Ajax Amsterdam ka zgjedhur, siç pritej…

Eshtë përzgjedhur John Heitinga, ish-lojtar (2001-2008) dhe trajner i përkohshëm (janar-qershor 2023) i klubit, për ta pasuar atë. Nënkampionët holandezë njoftuan zyrtarisht këtë të shtunë emërimin e trajnerit holandez, i cili ishte asistent i Arne Slot te Liverpooli sezonin e kaluar.

Heitinga, i cili sapo është larguar nga Reds, ka nënshkruar me skuadrën e Amsterdamit deri në qershor të vitit 2027.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll