31 Maj 2025, 12:33
Nga M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka lexuar rezolutën e IDC-CDI që 'rrëzon' zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë. Berisha shtoi ndër të tjera se rezoluta është një frymëzim madhor për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë Edi Ramën një armik të egër, të papajtueshëm me votën e tyre.
"Siç e shihni pra, populli opozitar në Shqipëri ka marrë dje me këtë rezolutë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare për kauzën e vet të drejtë. Kjo rezolutë e 108 forcave politike, më e madhja në botë, denoncon farsën e 11 Majit si një farsë të shëmtuar, ku u shkelën një nga një parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. Në këtë forum botëror kanë gjetur mbështetje të plotë kërkesat e PD-së për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.
Në këtë kuadër, në këtë kontekst, rezoluta është një frymëzim madhor për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë Edi Ramën një armik të egër, të papajtueshëm me votën e tyre. Që e konsiderojnë votën e lirë, themelin e një sistemi demokratik dhe kushtin e të gjitha kushteve për të ardhmen e tyre. Një mirënjohje të pakufishme ndaj presidentit Pastrana, zëvendëspresidentëve dhe kryesisë, në të cilën është edhe presidenti i PPE, Manfred Veber dhe të gjithë atyre përfaqësuesve të 108 partive politike që dolën në krah të qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të votës së tyre të lirë.
Kjo është një arritje madhore, e cila regjistrohet pa u tharë boja mirë në procesverbalet e farsës më të shëmtuar elektorale të 32 viteve të fundit në Shqipëri. Kjo rezolutë është një apel, një kushtrim për popullin opozitar për të luftuar dhe sakrifikuar, për të paguar çdo çmim për votën e lirë, duke i garantuar se në këtë betejë nuk janë vetëm, por janë së bashku me mbarë partitë e qendrës dhe qendrës së djathtë në Europë dhe në botë. Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë shqiptare, Edi Ramës, altoparlantëve të tyre në media, të cilat si mercenarë të fjalës së lirë, përpiqen t’u shesin shqiptarëve farsën për proces zgjedhor.
Përpiqen të justifikojnë, përpiqen të mashtrojnë dhe të dezinformojnë shqiptarët me të njëjtin pasion patologjik që kanë bërë gjatë fushatës elektorale dhe para saj.
Kjo rezolutë denoncon me forcën më të madhe Skapin e partisë, këtë organ politik të narkodiktaturës, e cila me urdhër politik persekuton liderët e opozitës shqiptare dhe refuzon të hetojë krimet monstruoze elektorale, pra, ka vendosur pandëshkueshmërinë. Kjo rezolutë denoncon policinë dhe të gjitha institucionet e këtij shteti, që në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve, u rreshtuan si institucionet e partisë shtet.
Edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme të gjithë aleatëve, partnerëve tanë në Europë dhe botë për qëndrimin e tyre dje në mbështetje të kauzës së zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre të lirë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
31 Maj 2025, 12:27
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët lexoi rezolutën e IDC-CDI që s...
Politike
31 Maj 2025, 12:25
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërk...
Politike
31 Maj 2025, 12:04
N.F
elton arbana
SHIJAK- Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana për mes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me diegien e mb...
Politike
31 Maj 2025, 11:03
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- As në seancën e sotme e në tentativën e 24-t nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pasi d&eu...
Politike
31 Maj 2025, 10:30
N.F
Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli gjatë fjalës së saj në një deklarat&...
Politike
31 Maj 2025, 10:22
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, org...
Politike
31 Maj 2025, 10:15
N.F
Shijak
SHIJAK- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me djegien e mbeturi...
Politike
31 Maj 2025, 08:12
N.F
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për di...
Politike
31 Maj 2025, 07:45
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës para diten e sotme do të bëjë përpjekjen e 24-të për konstituimin e legjislaturë...
Politike
30 Maj 2025, 21:40
r.ll
lumir abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur përmes një postimi n&e...