Politike

Berisha: Rezoluta jo vetëm që nuk e pengon integrimin në BE, por e ndihmon më shumë atë

Berisha shtoi se integrimi në BE kërkon që qeveritë të respektojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe se kjo rezolutë kërkon pikërisht këtë.

31 Maj 2025, 12:50 Nga N.F
Berisha: Rezoluta jo vetëm që nuk e pengon integrimin në BE, por
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat është shprehur se rezoluta ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri nuk është pengesë, por një ndihmë e rëndësishme për rrugën drejt Bashkimit Europian.

Berisha shtoi se integrimi në BE kërkon që qeveritë të respektojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe se kjo rezolutë kërkon pikërisht këtë. Sipas tuj duke evidentuar të vërtetat do të jetë një kontribut për vendin drejt BE-së.

"Përkundrazi, ne po ndihmojmë, po kontribuojmë shumë në integrimin e Shqipërisë në BE. Në qoftë se BE është bashkim i vendeve të lira dhe demokratike, qeveritë e këtyre vendeve duhet të zbatojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Rezoluta nuk kërkon asgjë tjetër përveçse zbatimin e këtyre parimeve. Unë mendoj se kjo rezolutë dhe qëndrimi ynë, duke evidentuar të vërtetat e hidhur dhe jo fshehur, është kontribut real në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll