Aktualitet

Në kërkim nga autoritetet gjermane për grup kriminal dhe mashtrim/ Arrestohet 22-vjeçari në pikën kufitare të Morinës, nisin procedurat për ekstradimin e tij

Në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 22-vjeçarin si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”. Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

31 Maj 2025, 14:27 Nga M.L
Në kërkim nga autoritetet gjermane për grup kriminal dhe
Foto ilustruese

KUKËS- Një 22-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë teksa tentoi të hynte në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Mësohet se i arrestuari me inicialet D.P, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani. Në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 22-vjeçarin si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”. Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet Gjermane, arrestohet me qëllim ekstradimi 22- vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol ëiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”. Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

Sondazh

Poll