Politike

Vijon ende ngërçi politik/ Dështon tentativa e 24-t për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, seanca pritet të rinisë pas dy ditësh

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi subjektet politike të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por që propozimi sërish dështoi.

31 Maj 2025, 11:03 Nga M.L
Vijon ende ngërçi politik/ Dështon tentativa e 24-t për
Foto ilustruese

KOSOVA- As në seancën e sotme e në tentativën e 24-t nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pasi dështoi miratimi i propozimit për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi subjektet politike të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por që propozimi sërish dështoi. Ky komision do t’i hapte rrugë votimit për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares. Seanca u ndërprerë për të vazhduar pas 48 orësh.

konstituimi i kuvendit te kosoves

Sondazh

Poll