Politike

Djegia e mbeturinave në Shijak, Berisha: Akt mafioz i bashkisë! Po kërcënohet haptas shëndeti dhe jeta e banorëve të Hardhishtës

Rasti u regjistrua mbrëmjen e djeshme ku në redaksinë e Dosja.al, u denoncua me pamje nga banorët sesi digjeshin këto mbetje. Siç shihet nga pamjet flakët u përhapen me shpejtësi, ndërkohë tymi mbuloi komplet zonën.

31 Maj 2025, 10:15 Nga N.F
Djegia e mbeturinave në Shijak, Berisha: Akt mafioz i bashkisë! Po
Shijak

SHIJAK- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me djegien e mbeturinave  në fshatin Hardhishtë të Shijakut. Berisha shkruan se djegie e këtyreve mbeturinave po përhap helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Ai ka dënuar këtë ngjarje të cilën e ka cilësuar si një akt mafioz të bashkisë dhë kërcënon jetën e banorëve të kësaj zone.

"Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës," shkruan Berisha.

 

Rasti u regjistrua mbrëmjen e djeshme ku në redaksinë e Dosja.al, u denoncua me pamje nga banorët sesi digjeshin këto mbetje. Siç shihet nga pamjet flakët u përhapen me shpejtësi, ndërkohë tymi mbuloi komplet zonën.

Banorët, nga tymi masiv po rrezikojnë që të asfiksohen. Në denoncimin që ka mbërritur në redaksi, theksohet fakti që mbeturinat grumbullohen në këtë fshat dhe digjen më pas. Kjo është hera e disatë që ndodh kjo situatë e rëndë në këtë bashki.

Djegia e mbeturinave në këtë mënyrë të paligjshme, ka ardhur pas denoncimit të emisionit "Piranjat", ku janë denoncuar me fakte dhe video, mungesa e një infrastrukture në lidhje me asgjesimin e mbeturinave në këtë bashki.

Djegia e mbeturinave në Shijak, Berisha: Akt mafioz i bashkisë! Po

berisha

Sondazh

Poll