Politike

"Zgjedhjet nuk i njohim"/ Do të braktisë opozita 50 mandatet e deputetit? Berisha: Vendimet do të merren në kohën e duhur, duam qeveri teknike

Ai theksoi se duhet krijuar qeveri teknike dhe tha se këtë do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre.

29 Maj 2025, 22:36 Nga r.ll
"Zgjedhjet nuk i njohim"/ Do të braktisë opozita 50 mandatet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksoi se nuk do t’i njohë këto zgjedhje. I pyetur nëse do të braktisë 50 mandatet, kreu demokrat tha në studion e “Debat”, në A2 CNN, se vendimet do të merren në kohën e duhur.

“Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara”, tha Berisha.

Ai theksoi se duhet krijuar qeveri teknike dhe tha se këtë do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre. Më tej shtoi se një mirëkuptim i gjerë për qeverinë nga ndërkombëtarët, do të ishte i dobishëm për PD. 

“Natyrisht që një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar për ne do të ishte i dobishëm. Mirëkuptimin për qeveri teknike e kemi nga të gjitha partitë e spektrit tonë dhe do të punojmë me të gjitha partitë e tjera, edhe me liberalët dhe socialdemokratët”, shtoi Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll