Politike

Berisha: Suel Çela vendosi Sara Milen në Elbasan, policia bëri fushatë

Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj shefit te komisariatit të Prrenjasit për të cilin tha se ka mbledhur po ashtu vota për Milen.

29 Maj 2025, 22:03 Nga r.ll
Berisha: Suel Çela vendosi Sara Milen në Elbasan, policia bëri
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në A2CNN, Berisha tha se ishte Suel Çela ai që ndihmoi Sara Milen të merrte votat për tu bërë deputete në Elbasan.

Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj shefit te komisariatit të Prrenjasit për të cilin tha se ka mbledhur po ashtu vota për Milen. Ai shtoi më tej se Suel Çela kishte marrë në mbrojtje edhe nënkryetaren e bashkisë së Korçës, Besa Spahon. 

“Suel Çela, pasi futi Adi Qosen në listë të mbyllur, i tha Ramës që Sara Milen ta vendoste në listë të hapur se e nxirrte ai. Si e nxori? Me policinë në fushatë. Shefi i komisariatit të Prrenjasit i ka marrë një nga një qytetarët, duke i thënë se duhet të votojnë Sara Milen. Në Kavajë, karteli Troplini dhe Shyti në qendrën e numërimit sepse mbështesnin kandidatë të ndryshëm. Në Elbasan ia thyen kockat ish-shoferit të Taulant Ballës sepse nuk po mbështeste Sarën, por një kandidate tjetër. Besa Spaho, nënkryetarja e Korçës, e mbrojtur nga Suel Çela. Çfarë donte ai në Korçë? Ergys Agasi i kishte dhënë Korçën. Sot ky njeri është zhdukur, thuhet që kanë rrahur Gjushin para 4 ditësh. Gjoja në kërkim, por portin e kanë prapë ata”, shtoi Berisha

sali berisha

Sondazh

Poll