29 Maj 2025, 22:24
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë fatin e ish-diktatorit Noriega. Berisha në një intervistë në emisioni "Debat" në A2 CNN u shpreh se se Noriega bëri 35 vite burg në SHBA. Më tej ai theksoi se ish-diktatori u dënua përjetë nga Franca edhe pse e kishte nderuar me urdhrin më të lartë, atë të Legjionit të Nderit.
“Ka qenë një narkodiktator i Amerikës së Jugut Noriega u bë aq problem për SHBA sa Xhorxh Bush dërgoi marinsat dhe mezi e gjetën. Noriega i shpëtoi karriges elektrike, por u dënua shumë vite dhe pasi bëri 35 vite në SHBA e dënoi dhe Franca përjetë, por Franca i kishte dhënë dekoratën e legjionit të nderit. Nuk është çudi që “Ramaduro” do ketë fatin e Noriegës”, tha Berisha.
Ai shtoi se presidenti amerikan, Donald Trump shpalli kartelet e drogës si terroriste dhe sipas tij ato tashmë janë në vendin tonë jo vetëm në Meksikë e Kolumbi. Berisha tha se prokurorja e SHBA solli mesazhin në Shqipëri që të luftohen këto kartele. Sipas tij të vërtetat po dalin në shesh.
“Presidenti Trump shpalli kartelet grupe terroriste dhe urdhëoi të goditet Sinaloa se vrau një marins. Ka një ndryshim tjetër se kur lexonin këtu fëmijët në shkollë karteli shkonte në Meksikë Kolumbi, tani jo, drejt e në Shqipëri. Prokurorja e SHBA solli mesazhin; luftoni kartelet, ka kartele në Shqipëri. Gradualisht po dalin të vërtetat në shesh. Kjo është vetëm një fazë, faza tjetër është zgjidhja që duhet të marrin problemet”, tha ai.
Berisha u pyet edhe për samitin e 16 majit që u mbajt në Tiranë teksa theksoi se ishte produkt lobimi. Sa i përket urimeve për fitoren e Ramës nga liderët evropainë ai theksoi se shin ironi. Sipas tij 4 mandate në Ballkan tregojnë se ai i lidhur me krimin është qeveria.
“Ai samit ishte produkt lobimi. Ajo ishte ironi. Të flasësh për 4 mandate në Ballkan do të thotë që je i lidhur kokë e këmbë me krimin. Ai ishte një takim i lobuar fort i paguar dhe i caktuar shumë para zgjedhjeve madje Rama e kishte caktuar në 12. Ne nuk u përziemë. Asnjë urim që iu bë nuk ka vlerë për zgjedhjet se zgjedhjet kanë procedurën e tyre," shtoi ai.
Sipas Berishës ndërkombëtarët që vëzhguan zgjedhjet deklaruan se në 5 qytete kishte prani krimi dhe shteti përdori resurset e tij, ndërsa gara ishte e pabarabartë.
"Ata që i panë zgjedhjet i shkruan të gjitha se në 5 qytete kishte prani krimi dhe mori pjesë shteti përdori resurset gara ishte e pabarabartë, u përdorën kanabis, punësime, pensione të gjitha për vota. Aty ka një kapitull se kurrë ndonjëherë nuk kam lexuar një raport të OSBE ODIHR një raport që tua kushtojë mediave, i nxjerrin 90% të rreshtuara me qeverinë dhe më e rënda që është shenja klasike e diktaturës është autocensuar,” theksoi Berisha.
berisha
Politike
29 Maj 2025, 22:15
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit teksa theksoi emrat e bandave t&...
Politike
29 Maj 2025, 22:12
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme edhe lidhur me operacionin "Ura" ku u lëshuan 52 urdh&eum...
Politike
29 Maj 2025, 22:03
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit teksa theksoi se portin e Durrës...
Politike
29 Maj 2025, 22:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit...
Politike
29 Maj 2025, 21:55
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur sonte lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka theksuar se opozita ...
Politike
29 Maj 2025, 21:57
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket...
Politike
29 Maj 2025, 21:41
r.ll
rama, von der leyen
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit &ld...
Politike
29 Maj 2025, 21:24
r.ll
thaçi dhe ish-kreret e uck
KOSOVË- Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të UÇ...
Politike
29 Maj 2025, 20:47
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur sot lidhur me pjesëmarrjen e saj në takimin e Asambles&e...
Politike
29 Maj 2025, 19:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi n&eu...