Politike

Von der Leyen u nderua merr çmimin "Karli i Madh", Rama ndan pamje nga ceremonia në Gjermani

Politikania gjermane e mori çmimin në sallën e kurorëzimit të Bashkisë së Ahenit.

29 Maj 2025, 21:41 Nga r.ll
Von der Leyen u nderua merr çmimin "Karli i Madh", Rama ndan
rama, von der leyen

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit “Karli i Madh” për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo ceremoni u zhvillua në Aachen të Gjermanisë

“Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit në ceremoninë e akordimit të çmimit prestigjioz “Charlemagne Prize” për Presidenten e Komisionit Europian dhe miken e çmuar, Ursula von der Leyen”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Politikania gjermane e mori çmimin në sallën e kurorëzimit të Bashkisë së Ahenit. Gjatë ceremonisë mbajti fjalën Von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Mbreti Felipe VI i Spanjës. Në fjalën e tij, Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Ursula von der Leyen i jep Evropës një zë përfaqësues në botë.

Pas fjalimit të Merzit, Von der Leyen mori Çmimin e Karlit të Madh, ndërsa më pas foli për kuptimin që ka për të Evropa dhe si e sheh ajo të ardhmen e kontinentit. Më tej, von der Leyen bëri thirrje për ndërtimin e një "Evrope të pavarur".

"Epoka e ardhshme e madhe, projekti ynë i ardhshëm i madh unifikues, duhet të jetë një Evropë e pavarur", deklaroi Von der Leyen. Sipas saj, kjo vlen jo vetëm për vendet e Bashkimit Evropian, por edhe për vendet në të gjithë kontinentin. Ajo deklaroi se Evropa duhet të "marrë çështjet në duart e saj". Sipas saj, rendi botëror karakterizohet përsëri nga "përpjekjet perandorake për pushtet dhe luftërat perandorake".

Çmimi Ndërkombëtar i Karlit të Madh i Aachenit jepet që nga viti 1950 dhe konsiderohet nderi më i lartë për meritat në mbështetje të unitetit evropian. Këtë vit, për herë të parë, ai shoqërohet me një milion euro, të cilat do të investohen në projekte proevropiane.

ursula von der leyen edi rama

Sondazh

Poll