29 Maj 2025, 20:47
Nga r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur sot lidhur me pjesëmarrjen e saj në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe Komitetit Ekzekutiv të CDI-së. Vokshi theksoi në intervistën për Syri Tv rëndësinë e këtij forumi të spektrit të djathtë europian, ku PD ka kërkuar mbështetje për një qeveri teknike dhe reagim të qartë ndaj situatës politike në Shqipëri. Ajo nënvizoi se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një farsë elektorale dhe se qëllimi i pranisë së tyre në këtë forum është t’u japin zë shqetësimeve të qytetarëve dhe të demaskojnë propagandën e qeverisë shqiptare.
“Ky është një takim i Komitetit Ekzekutiv dhe i Asamblesë së Përgjithshme të CDI-së. CDI përbëhet nga shumë parti të spektrit të djathtë. Ka qenë ndër organizatat e para që ka reaguar për situatën e rënduar politike në Shqipëri. Ka bërë kërkesën për krijimin e një qeverie teknike, për të siguruar një garë të barabartë dhe një situatë e ambient ku qytetarët të jenë të lirë për të votuar. Në këtë kuadër, edhe ky takim është i rëndësishëm, për vetë momentin kur organizohet – jemi vetëm pak ditë larg zgjedhjeve parlamentare.
Një pjesë e lidershipit të CDI-së ka qenë vetë prezent në Shqipëri në fund të muajit prill, ku kanë mbajtur edhe fjalime, kanë parë frymën dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Ata kanë dhënë edhe mbështetjen e tyre. Në momentin kur ky aktivitet organizohet, është i rëndësishëm sepse, jo vetëm që ne do të kemi mundësi të informojmë partitë për farsën elektorale dhe për atë çfarë ka ndodhur në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit, por gjithashtu do t’i kërkojmë Komitetit Ekzekutiv të CDI-së të mbajë një qëndrim në lidhje me zgjedhjet e datës 11 maj. Ky takim është një mënyrë për të tejkaluar propagandën e Edi Ramës dhe të qeverisjes së tij, e cila paguhet nga paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar,” – tha Vokshi.
albana vokshi
Politike
29 Maj 2025, 19:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi n&eu...
Politike
29 Maj 2025, 19:08
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku ai garoi në list...
Politike
29 Maj 2025, 18:42
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur. ...
Politike
29 Maj 2025, 18:37
Blerina Gjoka
sali berisha
TIRANË- Kuvendi rinisi të enjten punimet pas një ndërprerje më shumë se 2 mujore për shkak të fushat&...
Politike
29 Maj 2025, 17:54
N.F
Neil Holland
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland ka shprehur shqetësimin për situatën...
Politike
29 Maj 2025, 17:46
r.ll
selia e pd
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanskioneve do të mbajë ditën e nesërme seancën për shqyrtimin e kërkes...
Politike
29 Maj 2025, 17:41
r.ll
besnik bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, i cili njëkohësisht &eu...
Politike
29 Maj 2025, 17:13
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se ditën e sotm...
Politike
29 Maj 2025, 16:58
N.F
Hargreaves dhe Osmani
KOSOVË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ndaj kërcënimeve...
Politike
29 Maj 2025, 14:54
M.B
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku ditën e sotme mori pjesë në ceremoninë e ndarje...