Politike

Ambasada e SHBA-ve shpërndan mesazhin e Zv. Sekretarit të Shtetit: Punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar! Politika pa kufizim bëhet një armik

Landau thotë se Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik, por do të punojnë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre.

29 Maj 2025, 11:01 Nga M.B
Ambasada e SHBA-ve shpërndan mesazhin e Zv. Sekretarit të Shtetit:
Ambasada

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025. Landau thotë se Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik, por do të punojnë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre.

Ai shton se refuzojnë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Zëvendës Sekretari i Shtetit thotë se politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues dhe sipas tij, ky nuk është qëllimi, funksioni, apo misioni i SHBA-ve.

POSTIMI I AMBASADËS:

“Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre. Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë.” – Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025.

shba

Sondazh

Poll