29 Maj 2025, 10:07
Nga E. D
foto ilustruese
SARANDË- Policia ka arrestuar një person në Sarandë, me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohej se i kishte shitur lëndë narkotike të llojit kokainë një shtetaseje të mitur. Bëhet e ditur se më 19 maj, prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhrin për zbatimin e vendimit të gjykatës për masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim O.L.
Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë, kjo masë sigurimi, në bazë të urdhrit të prokurores është ekzekutuar në datë 26 maj, ora 00:30, pasi shtetasi O.L është kapur nga Komisariati i Policisë Nr.2, Tiranë, në qytetin e Tiranës. Në vijim të veprimeve i është drejtuar gjykatës me datë 27 maj me kërkesë “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurimit dhe vijimin e masës së sigurimit arrest në burg” për personin nën hetim O.L. Ndërsa më datë 28 maj gjykata vendosi të vijojë masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tij.
Njoftimi i prokurorisë:
I shiti lëndë narkotike një shtetaseje të mitur, me kërkesë të Prokurorisë Sarandë jepet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin O.L.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, në kuadër të informimit të publikut në lidhje një çështje me interes të lartë për shitjen e lëndëve narkotike tek një shtetase e mitur, bën me dije se:
Më datë 18.05.2025 pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë është regjistruar procedimi penal në ngarkim të personit nën hetim O.L, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi O. L., i ka shitur lëndë narkotike të llojit kokainë një shtetaseje të mitur.
Prokurori i çështjes, duke u nisur nga rëndësia e faktit penal dhe rrezikshmëria e autorit të dyshuar të veprës penale, i është drejtuar Gjykatës me datë 19.05.2025 me kërkesë për “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Kërkesë e cila u pranua nga gjykata.
Me datë 19.05.2025, prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhrin për zbatimin e vendimit të gjykatës për masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim O.L.
Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë, kjo masë sigurimi, në bazë të urdhrit të prokurores është ekzekutuar në datë 26.05.2025, ora 00:30, pasi shtetasi O.L është kapur nga Komisariati i Policisë Nr.2, Tiranë, në qytetin e Tiranës.
Në vijim të veprimeve i është drejtuar gjykatës me datë 27.05.2025 me kërkesë “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurimit dhe vijimin e masës së sigurimit arrest në burg” për personin nën hetim O.L. Më datë 28.05.2025 gjykata vendosi të vijojë masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim O.L.
sarande
Aktualitet
29 Maj 2025, 10:01
M.B
Foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Në lidhje me shpërthimin me e ndodhur mbrëmjen e shkuar brenda perimetrit të burgut t&...
Aktualitet
29 Maj 2025, 09:27
M.B
Foto nga operacioni
FIER- Katër administratorë farmacie janë arrestuar në Fier, pasi tregtonin ilaçe të kontraban...
Aktualitet
29 Maj 2025, 08:59
M.B
Burgu
FUSHË-KRUJË- Të tjera detaje vijojnë të dalin nga ngjarja e mbrëmjes së shkuar e ndodhur në burgun e Fus...
Aktualitet
29 Maj 2025, 08:33
E. D
pamje nga vendngjarja
FUSH- KRUJË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në ...
Aktualitet
29 Maj 2025, 08:12
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri të vendit – dy vjet pas dhunës mes ser...
Aktualitet
29 Maj 2025, 08:14
E. D
foto ilustruese
KURBIN- Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Mësohet se ...
Aktualitet
29 Maj 2025, 07:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sot do të zhvillohet etapa e katërt e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që...
Aktualitet
29 Maj 2025, 07:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat zyrtar tregojnë se aksidentet rrugore pësuan një rënie në prill 2025 në rap...
Aktualitet
29 Maj 2025, 07:23
M.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Flakët kanë përfshirë mëngjesin e sotëm rreth orës 3:45 minuta ish-parkun e automjete...
Aktualitet
29 Maj 2025, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë mot ...