Aktualitet

Përfshihet nga flakët ish-parku i automjeteve në Lushnje, digjen 4 autobusë

Mësohet se si pasojë e flakëve 4 autobusa janë djegur teksa 3 prej tyre janë shkrumbuar tërësisht.

29 Maj 2025, 07:23 Nga M.B
Përfshihet nga flakët ish-parku i automjeteve në Lushnje, digjen
Foto ilustruese

LUSHNJE- Flakët kanë përfshirë mëngjesin e sotëm rreth orës 3:45 minuta ish-parkun e automjeteve në Lushnjë. Mësohet se si pasojë e flakëve 4 autobusa janë djegur teksa 3 prej tyre janë shkrumbuar tërësisht.

Po ashtu bëhet me dije se pas incidentit janë lajmëruar drejtuesit e tjerë për të hequr autobusët e tjerë. Edhe pse zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë flakët dëmet janë të konsiderueshme. Momentalisht ende nuk dihet nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo jo.

lushnje

Sondazh

Poll