Aktualitet

Mesazh për drejtuesit e institucionit? Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës/ Këqyren kamerat e sigurisë, ja çfarë dyshohet për autorin

Bëhet me dije se policia po kontrollon pamjet e burgut, si edhe përreth zonës pasi dyshohet se autori ka qenë jashtë dhe ka hedhur lëndën plasëse pranë gjeneratorit.

29 Maj 2025, 10:01 Nga M.B
Mesazh për drejtuesit e institucionit? Shpërthimi në burgun e
Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Në lidhje me shpërthimin me e ndodhur mbrëmjen e shkuar brenda perimetrit të burgut të Fushë-Krujës mësohet se grupi hetimor po këqyr kamerat e sigurisë për të kuptuar se si ka përfunduar aty lënda plasëse artizanale e krijuar me nitrat.

Bëhet me dije se policia po kontrollon pamjet e burgut, si edhe përreth zonës pasi dyshohet se autori ka qenë jashtë dhe ka hedhur lëndën plasëse pranë gjeneratorit. Megjithatë po hetohet për të kuptuar se si është vendosur lënda plasëse artizanale me nitrat brenda perimetrit të burgut.

Po ashtu ka dyshime se shpërthimi me tritolin me nitrat ka ndodhur për të krijuar rrëmujë ose ka qenë një tentativë arratisje. Gjithashtu bëhet me dije se policia po heton nëse akti i djeshëm ishte mesazh për drejtuesit e burgut.

fushe-kruje

Sondazh

Poll