Sport

VIDEO / Manchester United vazhdon të bëhet qesharak, tashmë edhe në Malajzi!

Ekipi udhëtoi për në Malajzi menjëherë pas përfundimit të Premier League.

29 Maj 2025, 00:50 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester United vazhdon të bëhet qesharak, tashmë edhe

MALAJZI - Manchester United përfundoi në vendin e 15-të në Premier League të këtij viti, duke i zhgënjyer të gjithë me humbjen e titullit të Europa League për të cilin shkoi deri në finale dhe ishte pikërisht ajo humbje që i dha goditjen përfundimtare atyre për këtë sezon zhgënjyes. Situata nuk është më e mirë as në financat e klubit, i cili mbylli një marrëveshje për një turne në Azi për 9 milionë euro. Ekipi udhëtoi për në Malajzi menjëherë pas përfundimit të Premier League.

Dhe ndërsa dikush do të priste që prania e delegacionit të ishte...me lojtarë të nivelit të dytë (për shkak të performancës së dobët të ekipit), një video është bërë virale që tregon lojtarët e Amorim duke parakaluar në një autobus të hapur nëpër rrugët e Kuala Lumpur! Në fakt, në video duket një tifoz i veshur me fanellën e Manchester City duket duke përshëndetur me ironi, ndërsa ai që që regjistron paradën me celularin e tij mezi e mban të qeshurën.

Humbje dhe fishkëllima

Disa orë më vonë, parada vazhdoi dhe deri në miqësoren e parë që luhej kundër një ekipi të përzier yjesh nga Azia. United, me imazhin e tij të keq, u mund 1-0 përpara mijëra tifozëve në stadium që vërshëllenin Ruben Amorimin dhe lojtarët e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll