Sport

Supersticiozë… Interi në finalen e Ligës së Kampionëve me fanela të verdha…

Lojtarët e Interit do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së të shtunën duke veshur fanelën e tyre të tretë, të verdhë. Një zgjedhje e bërë nga supersticioni.

28 Maj 2025, 17:00 Nga DOSJA
Supersticiozë… Interi në finalen e Ligës së

ITALI - Ndërsa Interi nuk do të jetë skuadra “shtëpiake” në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës në Mynih kundër PSG-së, skuadra milaneze nuk do të jetë në gjendje të luajë me fanelën e saj tradicionale zikaltër.

Logjikisht, lojtarët e Simone Inzaghit do të kishin luajtur me fanelën e tyre si mysafirë, kryesisht të bardhë, por ata bënë një zgjedhje më të habitshme: do të luajnë me fanelën e tyre të tretë, atë të verdhë.

Kjo është hera e parë që një finalist i Ligës së Kampionëve zgjedh uniformën e tij të tretë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi e bëri këtë zgjedhje nga supersticioni. Ata i kanë fituar të dyja ndeshjet e luajtura me fnelën e verdhë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, dhe humbja e tyre e vetme në Ligën e Kampionëve, kundër Bayer Leverkusen më 10 dhjetor (0-1), ndodhi kur ata luanin me të bardha.

Parizienët do të luajnë me fanelën e tyre tradicionale të shtëpisë, ngjyrë blu të errët dhe të kuqe .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll