Sport

Revolta ndaj Guardiolës e mbrojtësit të Cityt: “Kam bërë gjithçka me U-21. Dua të luaj vetëm për ekipin e parë”...

Jahmai Simpson-Pusey ka luajtur për ‘Cityzens’ gjashtë herë këtë sezon, përfshirë një kundër Sporting.

28 Maj 2025, 18:30 Nga DOSJA
Revolta ndaj Guardiolës e mbrojtësit të Cityt: “Kam

ANGLI - Qendërmbrojtësi 19-vjeçar i Manchester Cityt, Jahmai Simpson-Pusey, foli për Manchester Evening News të martën në lidhje me të ardhmen e tij në skuadrën e Pep Guardiolës.

"Duhet të jem i sinqertë... Dua vetëm të luaj për ekipin e parë. Ndihem sikur kam bërë gjithçka në ekipin U-21", tha Simpson-Pussey pas fitores 2-0 të Manchester City U-21 ndaj Southampton U-21 në finalen e play-off-it të Premier League 2.

Ben Wilkinson, trajneri i ekipit U-21 vjeç i Cityzens, mbrojti dhe mbështeti dëshirën e qendërmbrojtësit të ri për t'u ngjitur në skuadrën kryesore: "Këtë vit ai ka pasur një përvojë të pabesueshme futbollistike.

Ai kaloi në ekipin e parë në një fazë shumë të vështirë të sezonit. Ai luajti në nivelin e kërkuar dhe kur lojtarët e dëmtuar u kthyen, ai u zhvendos në ekipin U-21 vjeç. Të luash një ndeshje kundër Sportingut në Alvalade dhe pastaj të luash para 500 njerëzve... ka një ndryshim të madh", shtoi Wilkinson.

Duhet të mbahet mend se Pep Guardiola kërkoi një skuadër më të vogël nga klubi për sezonin e ardhshëm dhe, me nënshkrimet e mbrojtësve qendrorë Khusanov dhe Vítor Reis në merkaton e janarit, anglezi i ri nuk pritet të kalojë menjëherë në ekipin e parë të Manchester Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll