28 Maj 2025, 21:35
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pallati ndodhet në lagjen 13, në Durrës. Objekti është ndërtuar nga kompania Fat-Bel, me pronar Bajram Gashi. Ndarja nga jeta e pronarit të kompanisë, në vitin 2013, ka lënë në mëshirë të fatit rreth 80 familje që kanë blerë apartamente në këto dy pallate. Siç rezulton nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania i ka kaluar fëmijëve dhe bashkëshortes së Gashit.
Vitet e fundit, kompania ka një sërë vendimesh sekuestroje mbi pasuritë e saj, për shkak të borxheve të shumta. Bashkia e Durrësit dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka) janë në dijeni të situatës, por ende nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje për banorët. Pallati është lënë në mëshirë të fatit sa i përket punimeve në hapësirat e përbashkëta.
Për shkak të problemeve që i shoqërojnë prej gati dy dekadash, një pjesë e madhe e banorëve kanë zgjedhur të mos banojnë në të. Kjo ka vështirësuar edhe aplikimin për legalizim në mënyrë private, pasi ligji kërkon që duhet të aplikojnë së paku 70% e banorëve.
Problemi me të cilin përballet Eva është një plagë e vjetër që ka përndjekur mijëra qytetarë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Lezhë apo Sarandë – kudo ku ka pasur ndërtime të reja.
Që prej vitit 2005, kur nisën ndërtimet masive të blloqeve të pallateve, sektori i ndërtimit, përveçse është kthyer në një motor për ekonominë shqiptare, është zhvilluar në mënyrë kaotike. Si pasojë, industria ka prodhuar me të njëjtin ritëm edhe konflikte të ashpra sociale, për shkak të mashtrimeve me shitjen e apartamenteve dy ose më shumë herë./ Inside Story, Top Channel
bajram gashi
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:26
r.ll
qendra kombetare e kinematografise
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku u vendos shkarkimi n...
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:23
N.F
Pensionisti
TIRANË- Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars t...
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:14
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ISHËM- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një masakër mjedisore në Detin Adriatik...
Aktualitet
28 Maj 2025, 21:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhërarreste dhe urdhra ndalimi me kërkesë të SPAK, në kua...
Aktualitet
28 Maj 2025, 20:51
r.ll
elvis demce
ITALI- Drejtuesit e dy bandave kriminale shqiptare, Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar me burg me burg nga Gjykata e Kas...
Aktualitet
28 Maj 2025, 20:24
r.ll
dritan gjika
EKUADOR- Ekuadori dhe Spanja po shkojnë drejt një mosmarrëveshje ligjore mbi ekstradimin e Dritan Gjikës, i cili dyshohet ...
Aktualitet
28 Maj 2025, 20:08
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Një nënë shqiptare e ka pësuar së fundmi pasi mori fëmijët e saj dhe udhëtori nga Gjerman...
Aktualitet
28 Maj 2025, 20:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë dhunuar dy punonjës të Policisë Ba...
Aktualitet
28 Maj 2025, 19:15
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre të rinj shqiptarë pas një operacioni antidrogë ...
Aktualitet
28 Maj 2025, 19:02
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e grupit kriminal që kontrabandonte ...