Aktualitet

"Unë jam Zoti, ISIS është jashtë burgut"/ Bosët e mafias shqiptare, Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj dënohen nga Gjykata e Kasacionit në Itali

Konkretisht Elvis Demçe u dënua me 15 vite burg, ndërsa Ermal Arapaj me 10 vite e 2 muaj. Dyshja ishin rivalë në luftën për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në Castelli Romani.

28 Maj 2025, 20:51 Nga r.ll
"Unë jam Zoti, ISIS është jashtë burgut"/
elvis demce

ITALI- Drejtuesit e dy bandave kriminale shqiptare, Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar me burg me burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Konkretisht Elvis Demçe u dënua me 15 vite burg, ndërsa Ermal Arapaj me 10 vite e 2 muaj. Dyshja ishin rivalë në luftën për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në Castelli Romani, shkruan La Repubblica.

Demçe, i cili është i njohur edhe për deklaratën e tij: “Unë jam Zoti”, kishte lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, përfshirë ‘Ndrangheta-n, trafikantë kolumbianë dhe zyrtarë të korruptuar në porte. Ai planifikoi edhe eliminimin e rivalit të tij Arapaj me një atentat në Lanuvio, i cili dështoi më 9 korrik 2020, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Më 5 shtator, njerëzit e Demçes i vunë flakën vilës dhe makinës së Arapaj në Velletri.  

Ndërkohë, Arapaj, i njohur si ‘Ufo’, bos i një bande rivale dhe dikur mik i Demçes, tentoi t’i vidhte aij territoret e trafikut të drogës. Lufta mes tyre u ndërpre nga ndërhyrja e Prokurorisë, e cila, sipas akteve, ishte edhe në shënjestrën e planeve të Demçes. Tashmë, me vendimin e Kasacionit, saga kriminale e krerëve të bandave rivale shqiptare në Itali ka marrë fund. Ndaj Demçes vijojnë procese të tjera, dhe ai ka tentuar të shmangë burgun duke paraqitur certifikata mjekësore me pretendimin se është i varur nga droga një strategji që drejtësia italiane pritet ta shqyrtojë në vijim.

elvis demce ermal arapaj gjykata e kasacioni

Sondazh

Poll