Bota

Kremlini: Vendimi i Merz për bashkëpunimin gjermano-ukrainas në prodhimin e armëve i papërgjegjshëm

Kancelari Friedrich Merz, njoftoi më herët sot se vendi i tij do të financojë raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë.

28 Maj 2025, 16:43 Nga E. D
Kremlini: Vendimi i Merz për bashkëpunimin gjermano-ukrainas në
fotot ilustruese

RUSI- Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fonde për raketa me rreze të gjatë veprimi. Sipas Sky News Kremlini e ka përshkruar veprimin e fundit të Gjermanisë si një provokim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë.

“Ky është një trend shumë i rrezikshëm, një qëndrim i papërgjegjshëm që Gjermania po merr”, tha zëdhënësi rus Dmitry Peskov.

Kancelari Friedrich Merz, njoftoi më herët sot se vendi i tij do të financojë raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë.

Në takimin e sotëm midis Merz dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin, u njoftua një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim midis industrisë gjermane të mbrojtjes dhe asaj ukrainase në prodhimin e sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

Lidhur me një raund të ri negociatash midis Moskës dhe Kievit, Peskov theksoi se kjo mund të ndodhë përsëri në Stamboll.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll