Politike

Berisha: Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre

Berisha gjithashtu u shpreh për sa i përket asgjësimit politik, është në detyrimin e qytetarëve shqiptarë të mbrojnë votën e tyre dhe ata do i presin biletën Edi Ramës për aty ku e meriton.

28 Maj 2025, 13:14 Nga E. D
Berisha: Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp tha se asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre. Berisha gjithashtu u shpreh për sa i përket asgjësimit politik, është në detyrimin e qytetarëve shqiptarë të mbrojnë votën e tyre dhe ata do i presin biletën Edi Ramës për aty ku e meriton.

"Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre, me qëndrimin e tyre ndaj armikut më të egër pas Enver Hoxhës për votën e tyre të lirë. Ky është qëndrimi. Por për sa i përket asgjësimit politik, kjo është në detyrimin e qytetarëve shqiptarë të mbrojnë votën e tyre dhe ata do i presin biletën Edi Ramës për aty ku e meriton.

Unë dal këtu çdo ditë me qëllimin më kryesor për t’u dhënë të gjithë provat, faktet, dokumentet atyre qytetarëve që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë. Motivimin më maksimal për farsën që është realizuar. Unë e di që ka të tjerë që thonë nuk është gjë kjo punë, punë e madhe, ka të tjerë që thonë ne po ikim tani se nuk kemi më punë këtu, janë të ndryshëm njerëzit. Por unë flas këtu për ata që e konsiderojnë votën e lirë vlerë themelore të një sistemi demokratik," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll