Sport

"Nuk ka asgjë për t'i pasur zili Messit dhe Ronaldos, Genoa ishte zgjedhja e gabuar"

Sulmuesi kondravers Mario Balotelli, rrëfen copëza të jetës së tij: "Unë dhe Mourinho jemi dy idiotë, por për nga karakteri ai është më i keq se unë"

28 Maj 2025, 07:30 Nga DOSJA
"Nuk ka asgjë për t'i pasur zili Messit dhe Ronaldos, Genoa

ITALI - “I falënderoj tifozët që më duan, por bëra zgjedhjen e gabuar për këtë lloj klubi." Këto janë fjalë nga Mario Balotelli, ende nën kontratë me Genoan, por jashtë projektit për muaj të tërë: në vitin 2025 ai nuk doli kurrë në fushë.

Për të ardhmen: "Është e pamundur që të luaj përsëri në Itali apo Evropë - tha ai në një intervistë me Belve. - Nëse kam një ide? Po, Amerikën. Do të luaj dy ose tre vjet para se të ndalem. Do të jetë një traumë atletike, por nuk do të më mungojë ajo që sillet rreth futbollit".

Balotelli pranon se "nuk ka asgjë për t'i pasur zili Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. "Pse Ronaldo ka fituar 5 “Topa të Artë” dhe unë jo? Ai e vret veten me stërvitje, unë jo."

Dhe përsëri: "Unë dhe Mourinho ishim dy idiotë, por për sa i përket karakterit ai është më i keq se unë. Faulli më i keq që pësova? Nga Totti. I shkrova: Pse më godite me shkelm? Dhe ai tha: As nuk të kapa mirë".

Për dështimin e Italisë në Kupën e Botës 2014: "Unë jam fajtori? Ne luajmë me 11 lojtarë. Shumë prej tyre janë të mëdhenj dhe të fortë, por fshihen lehtë...".

Lidhur me fyerjet raciste që pësoi gjatë karrierës së tij, Fagnani kujton kur në Romë (te Ponte Milvio) dy persona i hodhën banane. "Nuk do ta bëjnë më, mendoj se e mbajnë mend!" tha Balotelli. "A i rraha? Jo…".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll