Sport

Klopp pas tragjedisë në paradën e Liverpoolit: "Të tronditur dhe të shkatërruar"…

Ish-trajneri, i cili ishte i pranishëm në festimet për fitoren në Premier League, thyen heshtjen në rrjetet e tij sociale.

27 Maj 2025, 14:57 Nga DOSJA
Klopp pas tragjedisë në paradën e Liverpoolit: "Të

ANGLI - Jurgen Klopp ishte atje me familjen e tij në paradën e Liverpoolit për fitimin e Premier League, e cila nga festë u shndërrua në tragjedi, pasi një makinë e drejtuar nga një 53-vjeçar u përplas me turmën, duke shkaktuar 47 të plagosur, 27 prej të cilëve u dërguan në spital.

Pas episodit që tronditi Anglinë në tërësi, ish-trajneri I Reds theu heshtjen në rrjetet e tij sociale. "Unë dhe familja ime jemi të tronditur dhe të shkatërruar, mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që u plagosën dhe u prekën, - janë fjalët e gjermanit në Instagram. - Nuk do të ecësh kurrë vetëm."

Vonë të hënën në mbrëmje, policia tha se nuk ishte një sulm terrorist dhe se askush tjetër nuk kërkohej në këtë masakër të tmerrshme. Autori i krimit, i cili po drejtonte një Ford Galaxy, rrezikonte të linçohej nga turma. Midis 27 të plagosurve që duhej të transportoheshin në spital, kishte edhe 4 fëmijë. 

Në shenjë respekti për viktimat, Liverpooli ka shtyrë ngjarjet e mëtejshme festive. Zyrtarët e lartë gjithashtu i inkurajuan punonjësit e tyre dhe klubin që “të bashkohen në këtë kohë për të mbështetur njëri-tjetrin” dhe premtuan mbështetje maksimale për viktimat, raporton BBC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll