Sport

VIDEO/ Skena të dhunshme në mes të Serbisë! Grushte vinin nga të gjitha anët…

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 dhe ekipi i të rinjve të Slobodës nga Uzhica u shpall kampion, ndërsa `kampionatin’ e grushtit nuk dihet se kush e fitoi, shikoni videon…

27 Maj 2025, 17:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Skena të dhunshme në mes të Serbisë! Grushte vinin

SERBI - Pas ndeshjes midis Spartak Trnava (Çaçak) dhe Sloboda (Užice) të Ligës së Dytë të të Rinjve perëndimore-moraviane, pati një sherr midis lojtarëve, dhe më pas në konflikt u përfshi edhe publiku, duke sulmuar gjyqtarin.

E gjithë ndeshja ishte e tensionuar sepse u luajt për kampionin e ligës, dhe tensionet u rritën në fund të ndeshjes.

Në momentin kur gjyqtari dha fishkëllimë përfundimtare në minutën e 93-të, ndërsa futbollisti i Slobodës filloi të gëzohej me një koleg të tij të klubit, ndërsa kalonte pranë një lojtarit të Spartakut, pati kontakt, dhe më pas shkëmbim disa fjalësh dhe shtyrje, që përfshiu edhe futbollistët e tjerë që ndërhynë menjëherë.

Shpërtheu një përleshje e përgjithshme dhe në një moment kishte dhjetëra në fushë. Ata hynë me vrap në fushë nga publiku dhe sulmuan gjyqtarët.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 dhe ekipi i të rinjve të Slobodës nga Uzhica u shpall kampion dhe arriti një vend më të lartë në këtë garë. `Kampionatin’ e grushtit nuk dihet se kush e fitoi, shikoni videon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll